23-11-2024

Grenell tregon nëse i është rikthyer kanceri, publikon rezultatin e analizave

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kryer kontrollën rutinore 3 mujore për kancer.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se pas kontrollave mjeku i ka kumtuar lajmin se funksionimi i gjakut të tij është në rregull.

Lexo Edhe:

Asnjë rast me Covid nga rajoni i Prizrenit nga 54 rastet e sotme në vend

 

Grenell ka qenë i prekur nga kanceri në gjak dhe tash e shtatë vjet ai është shëruar.

“Sot ishte muaji i tretë i verifikimit të Kancerit. Pas shtatë vjetëve është akoma stresuese të testohesh, frika se Kanceri i gjakut do të rikthehet është e vërtetë. Sot dëgjova fjalët magjike që erdhën nga superheroi doktor “funksionimi i gjakut tuaj është i qetë”. “Unë e dua gjakun e qetë. E urrej kancerin. Jam falënderues që akoma jam pa kancer”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Instagram.

 

Asnjë koment

Comments are closed.