27-04-2024

A do të miratohet sot buxheti i Prizrenit 2021 nga Kuvendi i Prizrenit?

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në mbledhjen e sotme do ta shqyrtojë Propozim-Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021 dhe parashikimin për vitet 2022 – 2023,

Miratimi i tij varet nga votat e opozitës (PDK, LDK, AAK dhe Nisma), që kanë shumicën e votave në organin më të lartë lokal, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Paqartësia janë shtuar pari kryetari i Nismas Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha i ka bërë thirrje partive opozitare,  që mos ta votojnë propozim-buxhetin e komunës së Prizrenit, pasi sipas tij ai është i konstruktuar për fushatë elektorale.

Ndërkaq, partitë tjera opozitare nuk kanë dalë paraprakisht me deklarime rreth qëndrimit të tyre.

Sipas ligjit, deri më 30 shtator, Kuvendi i Komunës duhet të ketë shqyrtuar, nëse është e nevojshme edhe ndryshuar, miratuar dhe dorëzuar propozim-buxhetin komunal në Ministrinë e Financave. Propozim-buxheti,  që është një dokument publik, duhet të shpallet më pas në ueb faqen zyrtare të komunës.

Procesi i planifikimit të buxhetit vazhdon më tej me procedura të tjera të cilat realizohen në Qeveri, e cila pas miratimit të projekt-buxhetit të konsoliduar të Kosovës dhe projektligjit për ndarje buxhetore, ia dorëzon këto dokumente Kuvendit të Kosovës jo më vonë se më 31 tetor të atij viti fiskal.

Në rendin e ditës, së KK-së po ashtu janë edhe këto pika:

-Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores komunale mbi mënyrën e mbikëqyrjes, menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve publike, sportive, kulturore dhe rinore.

– Propozim vendimi për lejimin e shqyrtimit publik të Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (2020-2028).

-Plotësim ndryshimi i vendimit NR: 001/011-60688 për Subvencionimin – ndarjen e mjeteve financiare për operatorët ekonomik të transportit rrugor për udhëtarë të regjistruar të Komunës së Prizrenit.

Kjo është mbledhja e IV-të (katërt) e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, që si zakonisht mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, duke filluar në ora 10:00. /GazetaePrizrenit.net

LEXO EDHE:

Treni në Prizren (Foto nga viti 1977)

Asnjë koment

Comments are closed.