Greqia mbyllet sërish pas rritjes së frikshme të rasteve me Covid 19

Ndërsa rastet e infektimeve me koronavirus janë rritur me shpejtësi duke ngjallur shqetësime lidhur me shërbimin shëndetësore, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të njoftojë sot mbylljen e dytë të vendit.

Kryeministri pritet t’i drejtohet sot kombit në një fjalim televiziv do të mbahet në mesditë, e pasuar me një konferencë me gazetarët. Kjo është mbyllja e dytë e Greqisë pas muajit mars, kur shumë shtete përfshi Shqipërinë hynë në karantinë.

Lexo Edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

 

Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias i tha Antenna TV mbrëmë se epidemiologët e kishin këshilluar Mitsotakis të vendoste një bllokim mbarëkombëtar për një muaj. Pritet që kufizimet të zgjasin deri në fund të muajit.

Të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen ndërsa pritet që autoritetet të rivendosin një sistem që i detyron qytetarët të dërgojnë mesazhe me tekst në një numër qeveritar për të lënë shtëpinë për të punuar, për të blerë, për të vizituar një mjek ose për të bërë stërvitje.

Shkollat e mesme do të mbyllen ndërsa kopshtet dhe shkollat fillore ka të ngjarë të qëndrojnë të hapura.