22-11-2024

Gruaja që vdiq me vajzën në aksidentin Zhur – Dragash la pas vetes edhe dy fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, në të cilin humbën jetën nënë e bijë.

Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti është bërë shoferi i kamionit, i cili përderisa ishte duke hyrë në kthesë, nuk kishte arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit me kushtet e rrugës, raporton Klan Kosova.

Gruaja e cila vdiq bashkë me të bijën në aksident, ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Lexo edhe:

Viktimat e aksidentit në rrugën Dragash-Zhur janë nënë e bijë nga Opoja

Asnjë koment

Comments are closed.