24-05-2024

Gruaja që vdiq pasi u godit nga vetura në rrugën ‘C’, ishte punëtore shëndetësore në QKMF-në e Suharekës

Një aksident në trafik i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësoreje në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Dashurije Gashi, 56-vjeçare, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mirëpo e njëjta s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen tragjike të Dashurijes, e cila ishte punëtore shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, kanë reaguar edhe kolegët e saj.

Me dhimbje të thellë morrëm lajmin për vdekjen e  dr.Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve. Në emër të QKMFsë “Rexhep Kuçi” ju shprehim ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, thuhet në reagimin e QKMF-së në Suharekë.

Ndryshe, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, Melvin Dinaj, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.