06-05-2024

Gruan shtatzënë në Prizren dyshohet se e përdhunoi pronari i motelit

Një grua 35-vjeçare nga Prizreni ka raportuar në Polici se gjatë muajit mars, teksa ishte shtatzënë, është dhunuar seksualisht nga një burrë,

Viktima kishte deklaruar në Polici se ajo ishte duke pushuar në një motel, kur në dhomën e saj ka hyrë një person i moshës 44-vjeçare, i cili kreu marrëdhënie seksuale me 35-vjeçaren, pa dëshirën e saj, shkruan Reporteri.net.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se personi i dyshuar në këtë rast është pronari i motelit ku ka ndodhur ngjarja.

Burime të Gazetës, bëjnë të ditur se i dyshuari është intervistuar nga Policia të hënën, por i ka mohuar të gjitha akuzat që janë hedhur mbi të.

Ndryshe, gruaja 35-vjeçare ka qenë në muajin e katërt të shtatzanisë në kohën kur ka ndodhur rasti, ndërkaq bashkëshortit të saj ia ka rrëfyer ngjarjen dy muaj më vonë, saktësisht më 2 maj.

Po ashtu, për këtë rast ka njoftuar edhe Policia përmes raportit 24 orësh.

“Prizren Mars-2021. Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur Policia. /Reporteri.net

Asnjë koment

Comments are closed.