25-04-2024

“Guxo” nis të guxojë të dalë kundër Kurtit, e bën edhe Haxhi Avdyli

Edhe deputeti tjetër i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.

Ai thotë se greva ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. “Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen”, thotë Avdyli.

“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist. Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat.Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute”, shkruan ai./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.