Hajdutët në një shtëpi vjedhin para dhe një pushkë
Hajdutëve nuk u interesojnë vetëm paratë. Në një shtëpi në fshatin Bukosh të Suharekës, ata kanë marrë edhe një pushkë gjuetie, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Policia ka njoftuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, ndërsa kanë vjedhur para të gatshme dhe armën.
Rasti është raportuar në polici nga pronari i shtëpisë, mbrëmë rreth orës 23:00.
Policia po heton rastin/GazetaePrizrenit.net