20-05-2024

Rënie e numrit të lindjeve në Prizren

Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë 24 orëshit të kaluar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në repartin  obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm tre.

Sa i përket gjinisë, një është djalë, ndërsa 2 vajza.

Ajo që vlen të përmendet është se megjithë numrin e ultë të lindjeve, krahasuar me ditët tjera, dy nga lindjet janë “cezariane” (me operacion).

Ndryshe,  numri  mesatar i zakonshëm i lindjeve kohët e fundit sillet nga tetë e më lartë. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.