25-04-2024

Hajduti kapet “me pelë për dore” duke vjedhur në shtëpi në Dejn të Rahovecit

Në fshatin Dejn të Rahovecit raportohet se një pronari i një shtëpie ka zënë hajnin, siç thuhet në gjuhën popullore me “pelë për dore”

Hajduti ishte futur në shtëpinë e viktimës, mirëpo nuk ka arritur të kryej vjedhjen.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se dyshuari është ndaluar dhe është mbajtur nën kontrollin e ankuesit.

Policia ka arrestuar dhe intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.