28-11-2021

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Rahovec, vjedhin ari dhe para me vlerë mbi 25 mijë euro

Mbrëmë në fshatin Brestovc të komunës së Rahovecit disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur para të gatshme, orë dore dhe stoli ari.

Ankuesi kosovar ka raportuar se personat e panjohur kanë hyrë përmes ballkonit duke depërtuar në katin e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur 12 mijë franga zvicerane, 500 euro, gjashtë orë dore dhe stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Brestovc, Rahovec 15.10.2021-23:35.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur përmes ballkonit kanë depërtuar në katin e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur rreth dymbëdhjetë mijë franga zvicerane, pesëqind euro para te gatshme, gjashtë orë dore si dhe stoli arin në vlerë rreth pesëmbëdhjetë mijë euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.