26-04-2024

Hajnat futën në xhami, vjedhin paratë e dhuruara nga xhemati

Persona të panjohur janë futur me forcë në një xhami në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se vjedhja është raportuar të enjten rreth orës 05:00.

Sipas policisë, të dyshuarit ishin futur brenda në xhami duke dëmtuar dritaren dhe mbrojtësen e hekurit.

Të dyshuarit nga arka kanë vjedhur rreth 60 euro dhe një kartëmonedhë prej 1000 lekë.

Hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.