26-11-2024

Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Suharekë

Një person ka raportuar mbrëmë në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kontrolluar dhomat e shtëpisë.

Sipas të dëmtuarit, hajnat nga shtëpia kanë arritur të marrin stoli ari.

Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 15.01.2022-21:13. Viktima mashkull kosovar ka raportuar në polici se person-a të panjohur me forcë kanë hapur derën e shtëpisë së tij dhe kanë depërtuar brenda duke kontrolluar në dhomat e shtëpisë. Sipas ankuesit, nga shtëpia e tij janë vjedhur stoli ari. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.