04-05-2024

Hajnat vjedhin tre krerë lopë në një familje në Rogovë të Hasit

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në familjen Hoti nga fshati Rogovë e Hasit (te Gjakovës).

Gazeta Sinjali mëson se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në fermën e familjes dhe kanë vjedhur tre krerë lopë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas pronarit të fermës, vlera e dëmit të shkaktuar kap vlerën e rreth 6 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.