27-11-2024

Hajni nuk kursen as Prokurorin e Shtetit, i vodhi xhaketën e tentoi t’i vjedh edhe veturën e mikut të tij

Sot, në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i vjedhjes, që ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku një 41-vjeçar ka vjedhur një xhaketë dhe ka tentuar ta vjedh një veturë, por që nuk ka arritur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit dhe u denoncua në Policia nga një prokuror H.B., (emër i njohur për redaksinë), i cili bashkë me mikun e tij raportuan rastin me të cilin u ballafaquan.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari fillimisht ka vjedhur xhaketën e prokurorit nga vetura e tij, e më pas ka tentuar ta vjedh edhe veturën e shokut të prokurorit, por që nuk ia doli.

Në deklaratën e ankuesve, të dhënë gjatë raportimit të rastit thuhet se hajni s’ka arritur ta marrë veturën e të ikë, pasi nuk ka mundur ta ndez.

Me t’u raportuar rasti, Policia është vënë në veprim dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Asnjë koment

Comments are closed.