24-11-2024

Haki Abazi, i gatshëm t’ia falë Dardan Molliqajt me një kusht

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes Haki Abazi është shprehur i gatshëm t’ia falë atë që ndodhi mbrëmë ndërmjet tij dhe Dardan Molliqajt, pas debatit, në emisionin Presssing, nëse ky i fundit do të shprehte një kërkim falje publike. Komentet Abazi i bëri në RADIO 1, me ç’rast Molliqaj nuk ishte i qasshëm për këtë medium, sikur edhe për policinë që nga nata e shkuar kur ndodhi incidenti që u raportua.

Pasi ka shpjeguar edhe njëherë kronoligjinë e ngjarjes, i pyetur nga RADIO 1 se a do ishte i gatshëm që ajo gjë që ndodhi mbrëmë t’ia falte Dardan Molliqajt, Abazi u shpreh se po.

 

“Unë nuk kam hyë në politkikë për të bërë konfrontime e as për tu marrë me raste të tilla dhe për tu marrë me ështje të cilat mund të jenë të nisura prej motiveve që ai ose kushdo tjetër mund ti dijë.  Natyrisht që falja është akt edhe njerëzor edhe intelektual. Nu kam asgjë personale me z.Molliqaj. mendoj që nuk na bënë nderë as neve, as popullit, as vendit konfrontimi fizik. Mendoj që edhe përballja në debate duhet të ndodhë në nivelin profesional e jo me goditje personale dhe tentim për njollosje të personalitetit.”-tha Abazi.

 

Përderisa Abazi i VV-së tha se ka gatishmëri t’ia falë këtë akt Molliqajt të PSD-së, njëherësh nuk shprehu gatishmërinë edhe për tu’ ballafaquar në të ardhmen në debat me të.

“Jo, dhe jo sepse unë nuk mendoj që populli ynë, qytetarët tonë, votuesit meritojnë  cfarëdo lloj stërkeqjeje të debatit. Nuk mendoj që në asnjë formë unë duhet të ballafaqohem një debat të tillë në të ardhmen.”

Policia ka marrë në pyetje Haki Abazin mbrëmë përderisa sipas Abazit, Dardan Molliqajn, nuk ka pasur mundësi ta intervistonte ende.

Asnjë koment

Comments are closed.