18-04-2024

Haradinaj: Kjo është familja nga Prizreni që la PDK-në për AAK-në

Ai tha se kjo familje deri tani ishte votuese e PDK-së, por se është bindur që alternativa që ai ofron është është një udhëheqje e dëshmuar për vendimmarrje sovrane, njofton Klan Kosova.

“Me bindjen se për shtet 100%, alternativë e vetme është një udhëheqje e dëshmuar për vendimmarrje sovrane, e jo ata që sakrifikojnë vendin për interesat e tyre, sot Aleancës në Prizren iu bashkua familja e respektuar Krasniqi, votuese e deritashme e PDK-së. Kryefamiljarit Naim Krasniqit, krijues i uniformës së parë të ushtrisë shqiptare në Kosovë në vitin 1991, i shpreha mirëseardhje në shtëpinë e re politike, AAK-në, partinë më besnike ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.