Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli, vënë në dispozicion një banesë Parashqevi Simakut
Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.
Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin!, thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
Asnjë drejtor i Shaqir Totajt nga PDK nuk u kandidua për deputet?!