07-09-2026

68-vjeçari nga Kosova mby*tet në Velipojë

Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e së hënës, pasi u mbyt në det në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”, raporton Euornews.al, transmeton Sinjali.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Pavarësisht ndërhyrjes, 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur si pasojë e mbytjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.