Halil Kastrati paralajmëron ndërtimin e shtatë shtëpive të reja në Dragash
Humanisti dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se edhe në Dragash në bashkëpunim me Komunën do të ndërtojnë shtatë shtëpi.
Ai bëri të ditur me anë të një postimi në “Facebook”, duke shtuar se Komuna ka ndarë 5 mijë euro.
“Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dragashit për ndërtimin e 7 shtëpive në këtë Komunë ku për secilën shtëpi Komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Ja postimi i plotë: