Halimi: Me sa krenari thonë se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për medie për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit.
Sipas saj, kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë kohë inflacioni enorm e rritje çmimesh në gjithçka, kur familjet tona ballafaqohen me problemet e mbijetesës, sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për medie për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit. Kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve tanë, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ultë e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre”.