Hallakamë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, opozita kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal rreth gjendjes në arsim është karakterizuar me hallakamë, ndërsa opozita ka kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së.
Seanca është mbajtur pas vendimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të shkarkuar disa nga drejtorët e shkollave pa kriter e pa konkurs, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Mbledhjen e karakterizuan tone të nxehta dhe debate në mes të kuvendarëve dhe kryetarit Haskuka.
Gazeta e Prizrenit është duke përgatitur në raport më të gjerë rreth zhvillimeve të sotme.
P.S Foto nga arkivi