25-04-2024

Hallakamë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, opozita kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal rreth gjendjes në arsim është karakterizuar me hallakamë, ndërsa opozita ka kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së.

Seanca është mbajtur pas vendimit të kryetarit të  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të shkarkuar disa nga drejtorët e shkollave pa kriter e pa konkurs, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Mbledhjen e karakterizuan tone të nxehta dhe debate në mes të  kuvendarëve dhe kryetarit Haskuka.

Gazeta e Prizrenit është duke përgatitur në raport më të gjerë rreth zhvillimeve të sotme.

P.S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.