Hapen klubet e natës, zgjatet orari i punës dhe numri i personave brenda hapësirave publike
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar se pas konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe takimeve tjera kanë ardhur në përfundim për një vendim të ri, i cili do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë 14.07.2021.
Sipas Odës së Hotelerisë, nga kjo datë do të zgjatët orari i punës në sektorin e gastronomisë deri në ora 01:00 pas mesnatë si dhe do të rritet numri i të ftuarave në hapësirat e mbyllura deri në 300 persona, transmeton “Indeksonline”.
Sipas këtij vendimi do të lejohet edhe hapja e klubeve të natës deri në orën 01:00.
Kështu ka bërë ne dije, përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi, për Indeksonline.
“Në takimin që patëm me ministrin Vitia, ne u dakorduam që të lejojen dasmat dhe klubet e natës deri në ora 01:00. Ne kemi rënë dakord që edhe mërgata sa po ka ardhur në Kosovë t’ a shijojnë pishimin por në mënyrë që të respektohen masat Anti-Covid”, ka thënë Muqiqi.
Njoftimi i plotë:
LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!
ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.
ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.