16-04-2024

Aksident i rëndë në autostradë afër Prizrenit, katër të lënduar

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë.

“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani/GB

 

Asnjë koment

Comments are closed.