20-04-2024

Hapen në Prizren zyrat e Ministrisë së Kulturës (foto)

Në një ceremoni, në të cilën mori pjesë edhe kryetari  i Kuvendit, Kadri Veseli, sot në Prizren u bë hapja e zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Kjo e bën Prizrenin të parin qytet, pas kryeqendrës që do të ketë një sektor qeveritar .Në ceremoni, por ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashit, morën pjesë edhe deputetë, ndërsa nuk është parë ndonjë zyrtarë nga Komuna, përfshirë edhe kryetarin e saj, Mytaher Haskuka.

Me këtë rast, ministri Gashi, potencoi rolin që do të ketë Ministria në Prizren përfshirë rëndësinë historike, kulturore dhe të trashëgimisë. “Me qëllim të avancimit dhe përkrahjes më të madhe institucionale ndaj vlerave historike, kjo zhvendosje u bë për të qenë sa më afër qytetit më kulturor të Kosovës, dhe nga sot zyrtarisht një pjese e stafit politik, administrativ dhe profesional u zhvendos në Prizren” tha ministri Gashi.

Ai tha se në zyrat e MKRS-së do të punojnë një pjese e kabinetit tim ministror, si pjesë e fazës së parë për ta sjellë Ministrinë e Kulturës në Prizren dhe për jetësimin e premtimit elektoral të Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli.

Ministri Gashi: Prizreni, tashmë jo vetëm qytet i kulturës por edhe qytet administrativ i kulturës

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq ka thënë se s’do të jetë i vetmi institucion qw  do të ketë Prizreni.  Ai ka thënë se sa herë është pyetur ua ka rekomanduar ndërkombëtarëve  ta vizitojnë Prizrenin, këtë qytet të cilin e ka vlerësuar nyje e kombit tonë, nyje e transformimit të një identiteti të ri. “Prizreni është interes i një Kosove dhe jo i një partie”, tha Veseli.

Zyrat ndodhen në objektin që gjendet në sheshin “Shatërvan”, në ndërtesën e ish-drejtoratit të arsimit, që më pas ishte shndërruar në ndërtesën e ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit.

Në Prizren parashihet të zhvendoset një pjesë e kabinetit,  përfshirë Departamentin e Inspektoratit, atë të Trashëgimisë Kulturore si dhe një pjesë e Departamentit të Kulturës./GazetaePrizrenit.net/

Ministri Gashi: Prizreni, tashmë jo vetëm qytet i kulturës por edhe qytet administrativ i kulturës

Ministri Gashi: Prizreni, tashmë jo vetëm qytet i kulturës por edhe qytet administrativ i kulturës

Asnjë koment

Comments are closed.