20-05-2024

Hapet dosja për “dosjet e OVL UÇK-së”

Prokuroria e ka nxjerrë dëshmitaren e parë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të organizatës së veteranëve të luftës së UCK-së në Gjykatën Specialë në Hagë.

Koordinatorja e hetimi në dhomat e specializuara, Zenka Pumper, tregoi për përmbajtjen e dosjeve që u morën në organizatën që drejtohej nga Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Pumper tregoi për numrin e dosjeve dhe të bastisjeve që kryen në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ajo tha se në pakon 1, pjesa me e madhe e dokumenteve ishin kërkesa për ndihmë në hetime nga prokurori serb i zyrës për krime lufte, raporton Klan

Paketa dy, sipas Pumper-it, përbëhej nga dy kategori, me përjashtim të pak dokumenteve, në përgjithësi ishin vendime gjykata në çështje të ndryshme gjyqësore.

Ndërsa, mbrojtja e Nasim Haradinajt ka shprehur shqetësime lidhur me deklarimet e dëshmitares ku sipas tyre, Pumper po dëshmon për çështje jashtë njohurive të saj.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Seanca për dëgjimin e dëshmitares Zenka Pumper do të vazhdojë nesër. / KK

Asnjë koment

Comments are closed.