Hapet konkurs për pranimin e 42 mjekëve të rinj
Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në tërë Kosovën, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, ky konkurs u hap për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.
Më poshtë mund t’i gjeni detajet dhe qytetet ku ka vende të lira pune:
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë
Ministarstvo Zdravstvoa – Ministry of Health
Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division
Bazuarnë Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, kërkesën nr.prot.05-8249 nga Komiteti për Imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID19, Ministria e Shëndetësisë, shpall:
K O N K U R S
Titulli i vendit të punës: Mjek i Përgjithshëm (42 pozita) në QKMF, në komunat si në vijim:
- Deçan…………. 2 vende
- Gjakovë………. 2 vende
- Gllogoc……….. 2 vende
- Dragash………. 2 vende
- Istog…………….2 vende
- Kaçanik………. 2 vende
- Klinë…………… 3 vende
- Mitrovicë…….. 2 vende
- Novobërdë…… 1 vend
- Rahovec………. 3 vende
- Podujevë……… 3 vende
- Prishtinë……… 6 vende
- Skenderaj…….. 2 vende
- Shtërpcë………. 1 vend
- Suharekë………3 vende
- Junik……………2 vende
- Mamushë…….. 2 vende
- Hani i Elezit… 2 vende
Paga mujore: Fix:610.00 euro (nuk ka shtesa tjera);
Orët e punës në javë: 40 orë
Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 6 muaj
Nr.Ref. MSh-01/01/2022___________________________________________________
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19) në zbatim të Manualin e Qeverisë;
- Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
- Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës ne përputhje me simptomatologjinë;
- Referon pacientin tek specialisti i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
- Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
- Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve pa dallim;
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial;
- Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore;
- Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë;
- Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave që paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
- Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
- Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe menaxherial stafin teknik dhe mbështetës.
- Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për mbikëqyrësin.
Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Fakultetin e Mjekësisë.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Licenca valide e punës;
- Kandidatët të cilët kanë specializuar kanë përparësi;
- Kandidatët me notë mesatare më të lartë kanë përparësi;
- Kandidatët me përvojen e punës me të gjatë, (të dëshmuar nga institucioni ku kanë punuar), kanë përparësi;
- Kandidatët të cilët kanë punuar punë vullnetare gjatë pandemisë COVID19 do të kenë përparësi në kushte të barabarta, nëse nuk është e rregulluar ndryshe me ligj;
- Aftesi per perkushtim ne detaje si dhe aftësi për të përmbushur afatet strikte;
- Aftësi për të përcaktuar përparësitë në detyra të shumta dhe ne projekte komplekse;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 06.01.2022 deri 11.01.2022
Paraqitja e kërkesave:
- CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net
- Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë vendi i punës (Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës, numri i telefonit dhe imell adresa.
- Nëse në aplikacion nuk cekët pozita e punës, komuna në të cilën aplikon, numri i telefonit, imell adresa dhe kërkesat tjera si më lartë, aplikacioni do të hidhet si i pa vlefshëm;
- Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
- Konkursi nuk vlen për Mjekët të cilët janë të punësuar/angazhuar në sektorin publik.