05-05-2024

Këta janë drejtorët e rinj komunal në Suharekë

Bali Muharremaj do të qeverisë në Komunën e Suharekës edhe për një mandat.

Tashmë janë zgjedhur edhe drejtorët e rinj të kabinetit të Muharremajt, dy prej të cilëve vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Emrat e drejtorëve të rinj të kabinetit të kryetarit Muharremajt, që ka siguruar Indeksonline janë:

Visar Kuçi – Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit

Kymete Bajraktari – Drejtoria e Administratës

Remzi Bajselmani – Drejtoria e Arsimit

Lorika Gashi – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Labinot Halitjaha (PDK) – Drejtoria e Financave

Ardian Kotorri – Drejtoria e Bujqësisë

Armend Krasniqi (PDK) – Drejtoria për Pronë dhe Kadastër

Besa Kuçi – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Enver Shabani – Drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe  Emergjenca

Kurse për Drejtorinë e Inspeksionit nuk është vendosur akoma.

Kujtojmë që nënkryetare është rizgjedhur Mihrije Berisha-Suka, ndërsa kryesues i Kuvendit është zgjedhur Behxhet Kuçi nga radhët e AAK-së./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.