Hapet qendra e votimit në Prizren

Qendra e votimit në qytetin e Prizrenit, ajo e vendosur në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” tashmë është hapur.

Nga menaxheri i kësaj qendre, Alidin Flugaj është bërë me dije se i gjithë materiali zgjedhor ka arritur me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem apo vonesë që do të ndikonte në këtë proces, përcjell Klankosova.tv.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor po kujdesen edhe forcat e rendit.