Hotelerisë në Prizren nga sot i është shtuar edhe një restorant i ri e modern, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Në një mjedis piktoresk, solemnisht është hapur restoranti “River Hill”, që ndodhet buzë Lumbardhit, në një mjedis relaksues poshtë malit, në kilometrin e parë të rrugës Prizren-Prevallë.
Restoranti që ofron një meny amerikane dhe evropiane, me një ambient modern, përfshirë edhe sallën e veçantë për organizimin e ceremonive familjare, është pronë e vëllezërve Krasniqi, të cilët kanë punuar në Amerikë.
Ata me këtë investim në atdheun e tyre, dhanë shembull për mërgatën, për ta orientuar kapitalin e tyre në Kosovë./GazetaePrizrenit.net