25-04-2024

Hapet “River Hill”, një restorant i veçantë në periferi të Prizrenit (Foto)

Hotelerisë në Prizren nga sot i është shtuar edhe një restorant i ri e modern, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në një mjedis piktoresk, solemnisht është hapur restoranti “River Hill”, që ndodhet buzë Lumbardhit, në një mjedis relaksues poshtë malit, në kilometrin e parë të rrugës Prizren-Prevallë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Restoranti që ofron një meny amerikane dhe evropiane, me një ambient modern, përfshirë edhe sallën e veçantë për organizimin e ceremonive familjare, është pronë e vëllezërve Krasniqi, të cilët kanë punuar në Amerikë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Imazhi mund të përmbajë: njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme

Ata me këtë investim në atdheun e tyre, dhanë shembull për mërgatën, për ta orientuar kapitalin e tyre në Kosovë./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.