Hapja e Qendrave tregtare, si do zbatohen masat e rrepta në Shqipëri
Përpos parukerive, klinikave dentare, ditën e nesërme (e hënë, 11 maj) nisin aktivitietin edhe një pjesë e dyqaneve të qendrave tregtare. Sigurisht që lëvizja dhe qëndrimi nëpër qendra do të jetë e kufizuar dhe në kushte sigurie. Në protokollin e masave higjieno-sanitare të publikuar në e-albania thuhet se:
Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.
Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50 % e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë. Vizitorët do të informohen paraprakisht për limitin e fashës orare.
Të përdoret ashensori, por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.
Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambientet e brendshme të qendrës tregtare. Po kështu edhe parqet e lodrave dhe kinematë nuk do të jenë të hapura. Përsa i përket pagesës, do të promovohet pagesa me kartë, por nuk përjashtohet pagesa cash.
Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë do të pastrohen shpesh me dezifektantë (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj. /Shqip/