Haradinaj do hekurudhë Prizren-Durrës, sot ka nisur renovimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Hani Elezit
Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit. Ky projekt u cilësua një rëndësi të veçantë pasi lidh Kosovën me shtetet e rajonit.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili foli për rëndësinë e këtij projekti duke shtuar se infrastruktura është parakusht i zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se Kosova ka ngecur në infrastrukturën hekurudhore.
Për këtë, shefi i ekzekutivit kërkoi linja speciale të hekurudhore për në Shqipëri dhe Mal të Zi.
“Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por pengon në infrastrukturën e hekurudhore. Ka qenë një domosdoshmëri rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosova do të duhej të kishte rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset kthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes të kemi një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Hardinaj.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ky projekt është i rëndësisë së veçantë.
Përfaqësuesi i BE-së, Luigi Brusa, foli për rëndësinë e granteve të BE-së në rajon, ku tha se nga gjithë shuma e këtyre granteve Kosova ka përfituar 10% apo rreth 100 milion euro.
Ky projekt për të është i rëndësishëm, pasi po i lidh vendet e rajonit dhe do të rrisë kapacitetin e mallrave.
Brusa, po ashtu tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë projektet në Kosovë, por, kërkoi që të zbatohen dhe masa të tjera paraprake dhe reforma në sfera të ndryshme.
Shefi i Zyrës së BEZH-it, Neil Tayler tha më së shumti kanë investuar miliona euro në Kosovë dhe theksoi se janë të kënaqur me këtë projekt.
Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme, pasi sipas tij me anë të saj parashihet të bëhet linja me gjatësi 150 kilometra që lidh Kosovën me rajonin.
“Ky projekt paraqet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore me mbështetjen më të madhe që Kosova ka përfituar nga BE-ja. Me këtë projekt parashihet të bëhet linja me gjatësi 150 kilometra kjo është linja kryesore ndërkombëtare që lidh Kosovën me rajonin “, tha ai./KsP/