12-12-2024

Për dy vite mbi 300 persona humbën jetën në komunikacion

Vetëm në dy vitet e fundit mbi 300 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 30 persona.

Sipas IKSHP, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

“Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike”, thonë nga IKSHM.

Asnjë koment

Comments are closed.