22-11-2024

Haradinaj: Është arritur koalicioni, këta janë emrat e ministrave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, nga oborri i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se tani çdo gjë është e gatshme për tu mbajtur seanca për votimin e qeverisë së re dhe se janë pajtuar me partnerin  e tyre LDK-në që partisë së Haradianajt ti takojnë katër ministri dhe zëvendëskryeministri i parë. Ai i ka konfirmuar edhe emrat e kandidatëve të partisë së tij për të qenë ministra për çka IndeksOnline ka raportuar ditë më parë.

“Aleanca në këtë qeveri mban përgjegjësi, për politikën e jashtme, ministrinë e punëve të jashtme të drejtësisë të zhvillimit ekonomik dhe të arsimit, janë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, pastaj ministri e jashtme Meliza Haradinaj, nuk është e familjes time,ministri i drejtësisë Selim Selimi, ministri i zhvillimit ekonomik Blerim Kuqi, si dhe Ramë Likaj do të jetë ministër i Arsimit”, tha Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se çdo gjë është e gatshme për tu mbajtur seanca, por se kohën kur ajo do të mbahen i takon LDK-së të tregoj.

Haradinaj ka sqaruar tutje se me Mustafën e kandidatin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti kanë diskutuar për shumë çështje e njëra ndër to ka qenë  edhe autostradat e shumë diskutuara si dhe çështja e demarkacionit.

Mirëpo prioritet i qeverisë së drejtuar nga Hoti, sipas Haradinajt duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike, për shkak se shumë biznese janë në prag të falimentimit si dhe shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe rrjedhimisht janë në kufijt e ekzistencës, andaj duhet një infuzion ekonomik ka thënë Haradinaj. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.