23-11-2024

Haradinaj: Fëmijët e moshës 0-16 vjeç do të marrin shtesa çdo muaj

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë të drejtën e shtesave, ku fëmijët e moshës 0-16 vjeç do të marrin nga 10 euro në muaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës.  Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.

Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.

Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes./kp

Asnjë koment

Comments are closed.