23-11-2024

Haradinaj, i gatshëm të plotësojë kërkesat e BSPK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm të zgjidh disa çështje sindikale pas një takimi me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Kështu thuhet në një njoftim për media të kësaj Sindikate, ndërsa theksohet se në takim është diskutuar lidhur me finalizimin e marrëveshjes kolektive, pagës minimale në vend (250 Euro), zbritjen e pragut të njohjes së të drejtës në pension të plotë, nga 15 në 10 apo në më pak vite ose pensioni të paguhet sipas kontributeve të paguara si dhe rritja e koeficientit të pagesës në Ligjin e pagave në 30% për Arsimin.

“Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja njofton se Kryeministri i vendit shprehu gatishmëri për zgjedhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja dhe i njëjti deklaroi se janë të realizueshme ashtu siç deklaroi edhe Kryesindikalisti i Kosovës z. Ajdini, se format e presionit sindikal nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë”, thuhet në njoftimin e BSPK-së./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.