Haradinaj i reagon Ramës për vizat: Nëse i dhimbsen kosovarët, le ta heq taksën e Rrugës së Kombit
Taksa dhe liberalizimi i vizave kanë qenë dy prej temave për të cilat janë përplasur ashpër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shkruan Gazeta Express.
Rama thoshte se Emmanuel Macron i kishte bërë ofertë Haradinajt që të pezullonte për 4 muaj taksën, dhe që për këtë periudhë kohore do të angazhohej që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.
Sipas Ramës nëse Haradinaj do të kishte pranuar një ofertë të tillë, atëherë kosovarët sot do të lëviznin pa viza.
Megjithatë këto deklarata gjithmonë i ka mohuar Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk janë të vërteta dhe se nuk funksiononjë shtetet e fuqishme në atë mentalitet se si deklaron Rama.
E për këtë cështje ka folur edhe sot në një pronocim për media. Haradinaj ka thënë se meqë po i dhimbsen aq shumë kosovarët Edi Ramës, atëherë le ta heq fillimisht vetë taksën e rrugës së Kombit.
Haradinaj para mediave ka folur edhe për inicaitivën e Minishengenit, duke thënë se Rama e Vucic përmes një nisme të tillë po tentojnë që të heqin taksën e Kosovës për produktet serbe.
Tutje kreu i AAK’së ka folur edhe për faktin se LVV dhe LDK nuk po arrijnë të gjejnë consensus për të arritur një marrëveshje për bashkëqeveirsje.
Sipas tij përgjegjësia kryesore për krijimin e shumicës qeverisësë i takon Albin Kurtit, dhe thotë nuk po e kupton se pse ende Kosova nuk ka një qeveri./GazetaExpress