23-11-2024

Haradinaj kishte një ditë të dhimbshme, hasjanët s’e lan të vetëm!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj vizitoi dje vendin ku ishte ndarë përfundimisht nga vëllai i ndjerë, dëshmori Luan Haradinaj.

Pas 22 vjetësh përsëri në Has, e në Pashtrik, por tash në pjesën e Kosovës, në Demjan.

Pasi vizitoi këtë vend, shefi i ekzekutivit u nderua nga hasjanët.

“Haradinaj, kësaj radhe jo me pikëllimin për rënien e vëllait, heroit Luan Haradinajt, por me krenarinë se pikërisht gjaku e sakrifica e bërë për atdhe, na ka mundësuar që sot me krenari e gëzim të jemi në vendin e bujarisë, e të dijetarëve si Pali i Hasit, Skënderbeut, Bogdanit, Dervish Salihut…”, thuhet në shkrimin e gazetarit Qazim Morina./ Indeksonline /

Asnjë koment

Comments are closed.