23-11-2024

Haradinaj: Koeficienti prej 110 euro nuk e ndal trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas rritjes së pagave në sektorin publik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo ngritje nuk e zbutë aspak krizën ekonomike të familjeve, përcjell Klankosova.tv.

“Dje u ekzekutuan pagat në sektorin publik. Mjafton të bëhet një analizë e thjeshtë që të evidentohet impakti minimal që ka pasur ngritja e koeficientit nga 105 në 110 euro. Me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash, nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona dhe kësisoj nuk do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi”, ka thënë Haradinaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.