Haradinaj: Krasniqi ishte një luftëtar trim dhe ushtar i zoti
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Sejdi Krasniqit, komandanti i Kompanisë së Deminimit në FSK. Ai në një postim në “facebook” ka thënë se Krasniqi ishte një luftëtar trim dhe i zoti.
“Do të kujtohet gjatë vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK. Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit! U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. RH”, ka shkruar ai.