26-04-2024

Haradinaj: Kurti bëri gabim që e emëroi Konjufcën ministër të jashtëm

Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka qenë gabim vendimi i Qeverisë Kurti që Glauk Konjufca të emërohet ministër i Punëve të Jashtme.

Duke folur për idenë për reciprocitet me Serbinë në vend të taksës, Haradinaj ka thënë se kryeministri i ri Albin Kurti nuk është konvencional në politikën e jashtme. Këtu ka thënë se ka bërë gabim që ka zgjedhur Konjufcën ministër të Jashtëm.

“Mendoj që Kurti nuk është aq konvencional në politiken e jashtmen rajonale. Ai e ka një qasje ma specifike, edhe ai evoluon gradualisht por nuk e ka një qasje të profilizuar se kush është në politikën bilaterale Kosovë-Serbi sepse i ka ndryshuar qëndrimet në këto tema. Mendoj që ai e ka pak hendek në këtë çështje, ai në politikë të jashtme është bukur i dobët dhe ka bërë gabim që e ka vendosur Glaukun ministër të jashtëm, se nuk ka përvojë, është i ri, nuk është dashur ta marrë atë punë, është dashur të marrë punë të tjera pse jo, i takon”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Asnjë koment

Comments are closed.