Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten
Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij.
“Fakti që ligji është tërheq prapa shpinës nuk lë shije të mirë. Presidentja është bashkëpunëtore në tërheqjen e këtij ligji”.

“Nuk e di çfarë fshihet mbrapa saj, por ky është një dallaver i PDK-së dhe Presidentes”, ka thënë ai.


