19-04-2024

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin Bujar Nerjovaj

“Sot kam liruar nga detyra Zv/ Ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor. E falënderoj Zv/ Ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike!”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Nerjovaj është shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar Nerjovajn me gjashtë muaj burgim, por me kusht. Nëse brenda një viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dënimi nuk do të ekzekutohet.

Bujar Nerjovaj është akuzuar për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren. Sipas aktakuzës, në këtë cilësi, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve hoteliere në afërsi të Sheshit “Shatërvan” në Prizren, në zonën historike të qytetit.

Gjithashtu, kujtojmë se ditë më parë kryeministri Haradinaj ka liruar nga detyra edhe këshilltarin Sylejman Selimi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.