24-04-2024

Haradinaj, LV-së dhe LDK-së: Bëhuni gati për zgjedhje pas nëntë muajsh

Ai në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Albin Kurti është mashtrues dhe ka kërkuar nga ai që mos të marrë vendim për heqjen e takës, ngase sipas tij në këtë mënyrë Serbia do të kthehej në Kosovë.

Haradinaj po ashtu ka paralajmëruar veprime në rast se Kurti vendos për heqjen e taksës.

Ai ka thënë se tashmë ka biseduar edhe me partitë e tjera opozitare dhe se Kurtit nuk do t’i zgjasë pushteti më shumë se një vit.

“Ju siguroj Albinit se është në rrugë të gabuar, Vjosa është në rrugë të gabuar. Mos të marrin vendime që mund të kenë pasoja. Të kthehet Kosova prapa dhe pushtimin e Serbisë, kjo nuk e di si do të tolerohet pa ndonjë kundërvlerë. Kam kërkesa prej partive opozitare për qëndrime të përbashkëta. Një qeveri që shkon kësaj rruge duhet me ia ndalë jetëgjatësinë. Ne jemi të detyruar të krijojmë pozicion bllok nëse vazhdojnë në këtë mënyrë”, u shpreh Haradinaj.

“Ju garantoj se nuk i keni 43 vota për kuorum. Le të bohen gati për nëntë muaj për të shkuar në zgjedhje se nuk e di qysh dalin në rezultat këta”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.