19-04-2024

Haradinaj në Prizren për aderime të reja (FOTO)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Prizren ku po mban takime me qytetarë nga ky qytet dhe me ç’rast do të prezantojë edhe 86 aderime të reja në partinë e tij.

Para ardhjes në restorantin ku po mbahet takimi, ai ka vizituar një ish të burgosur politik në Prizren, ndërkohë që aderime të reja pritet të zyrtarizohen gjatë ditës në selinë e partisë së kësaj komunë.

Asnjë koment

Comments are closed.