Haradinaj publikon letrën, përmes së cilës lejonte varrosjen e vëllait të tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një deklaratë përmes së cilës kishte lejuar varrosjen e vëllait të tij, Luanit, raporton Express.

“…me dëshirën time të lirë dua ta varrosë trupin e vëllaut tim Luan Haradinaj në varrezat e fshatit Vlahën të Rrethit të Hasit”, thuhet në letrën e publikuar nga Haradinaj.

Ndryshe, në një rrëfim të tij në librin, “Rrëfimi për luftën dhe Lirinë”, i autorit Bardh Hamza, Haradinaj kishte përshkruar momentin kur është afruar tek trupi i vëllait të vdekur.

Dhe ashtu të vdekur, Ramush Haradinaj e kishte mbajtur për katër orë mbi supe vëllaun e tij derisa e dërguan në fshatin Vlanë, aty ku ishte varrosur.

Tash trupi i heroit pushon tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, aty ku për cdo ditë të rëndësishme dhe përvjetor, qytetarë të shumtë i bëjnë nderime.

Shpesh tek varri i shkon edhe nipi i tij, Luani i cili pos emrit ka trashëguar edhe shumë cka tjetër nga axha i tij hero.

Luani, djali i Shkëlzen Haradinaj, tashmë është i rreshtuar dhe betuar si ushtar i Ushtrisë së Kosovës.