Haradinaj: Srebrenica është fytyra e vërtetë e Serbisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës sot në 25 vjetorin e saj.
Ai tha se Masakra e Srebrenicës është fytyra e vërtetë e “Serbisë millosheviqiane”.
“Srebrenica është fytyra e vërtetë e Serbisë millosheviqjane, ashtu siç pasuan vrasjet e masakrat mbi popullin tonë. Kujtojmë sot të gjithë ato viktima të një regjimi barbar”.