Haradinaj: Themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren
Në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.
Në qytetin historik, Haradinaj tha se themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren nga veprimtarët e atëhershëm.
“Themelet e Shqipërisë së re po e quaj dhe asaj kush do të jenë shqiptarët janë vënë këtu ku jemi sot, më 1878. Udhëheqësit shqiptar të të gjitha trevave janë bashkuar këtu sot e përmot. Edhe ne vijmë që të nderojmë atë porosi të bashkimit të shqiptarëve të mbrojtjes së drejtës dhe interesit të shqiptarëve”, tha ai./kp